Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç “i qahet” Perëndimit, kërkon tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç “i qahet” Perëndimit, kërkon

Shtimi i forcave speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit ka alarmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ai i ka bërë thirrrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e popullatës serbe. Vuçiç gjithashtu ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë.

Këtë shqetësim Presidenti i Serbisë e ka ndarë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm danez, Lars Leke Rasmussen, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë e Metohi, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Më tej, Vuçiç tha është i gatshme të vazhdojë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, teksa theksoi se paqja e brishtë që ekziston në veri ruhet falë vendosmërisë së popullit serb që sipas tij, po bën përpjekje mbinjerëzore për t'iu rezistuar të gjitha presioneve të regjimit në Prishtinë.

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit bëri që një numër i konsiderueshëm i forcave speciale të policisë së Kosovës të pozicionoheshin në pjesën veriore të vendit. Mirëpo rreth 3 muaj më parë, Qeveria e Kosovës zvogëloi praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese