Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç i prerë për takimin në Bruksel: Do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit

Shkruar nga Newsbomb
Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se Beogradi do të kërkojë “pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit” nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një prioritet i politikës sonë shtetërore, dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për të mbrojtur shenjtorët tanë – trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë. Unë pres që BE të bëjnë presion të fortë ndaj Prishtinës për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi ”, tha Vuçiç.

Punimet e rrugës Deçan-Plavë, rrugë kjo që lidh rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka filluar në 2018.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, por ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll