Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Vuçiç i prerë: Nuk do ta njohim Kosovën. Do të vazhdojmë dialogun vetëm nëse tërhiqni trupat nga veriu!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do të njohë Kosovën nëse nuk tërheq Njësinë Speciale nga veriu.

Ai ka thënë se Prishtina duhet të kthejë gjithçka në gjendjen që ishte para 20 shtatorit dhe vetëm pas kësaj mund të vazhdojnë me bisedimet për dialogun.

Vuçiç u shpreh se Kosova mund të telefonojë dhe NATO-n, lidhur me këtë çështje, por sërish Serbia nuk do të bjerë dakord për ta njohur si shtet.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim.

Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, u shpreh Vuçiç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img