Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç “i prerë” me Kosovën: Unë nuk do të nënshkruaj njohjen, por do ta bëjë dikush pas meje...

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç “i prerë” me Kosovën: Unë nuk do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, duke deklaruar se nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij.

“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën.

Gjatë kësaj seance Vuçiç u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, shkruajnë mediet në Kosovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll