
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kanë nënshkruar disa marrëveshje.
Gjatë konferencës Vuçiç njoftoi se deri në fund të vitit do të bëjë një vizitë joformale, por punë në Azerbajxhan për të vazhduar diskutimet me Alijevin për bashkëpunim në fushën e energjisë.
Vuçiç ka shprehur dëshirën për të diskutuar lidhjen e Serbisë me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) ose Gazsjellësin Trans-Anatolian të Gazit Natyror (TANAP).
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Aliyev pati një vizitë edhe në Shqipqi ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj.
Sa i takon furnizimit me gaz, Aliyev u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani janë anëtarë të projektit TAP dhe gjithashtu edhe në zbatimin e korridorit jugor të gazit dhe se vendet kishin një bashkëpunim të suksesshëm.
“Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin strategjik dhe deri në 2027-ën, mbështetur në këtë memorandum, kemi planin të dyfishojmë vëllimin e furnizimeve me gaz për Evropën. Sigurisht ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe kjo do t’i japë mbështetje dhe kontribut shtesë sigurisë energjetike të Evropës”, theksoi presidenti i Azerbajxhanit gjatë vizitës në Tiranë.
Serbia ka aktualisht çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon dhe një marrëveshje mund të mbajë të qëndrueshme tarifat dhe të parandalojë një rritje të çmimeve.
Çmimi për familjet serbe është 0,086 dollarë për kilovat orë, ndërsa në Bosnje Hercegovinë është 0,087 dollarë, 0,097 dollarë në Shqipëri, 0,105 dollarë në Mal të Zi, 0,148 dollarë në Kroaci dhe 0,545 dollarë në Romë.