Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç i jep fund aludimeve: Për fundjavë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Pas aludimeve të shumta për anulimin e vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Vuçiç vetëm para pak minutash, në një konferencë për shtyp, ka konfirmuar se takimi mes dy krerëve do të zhvillohet.

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë në Kosovë por edhe për ne që i përfaqësojmë. Gjithçka është e vështirë madje edhe presioni ndaj Listës Serbe”, tha Vuçiç teksa konfirmoi udhëtimin e tij drejt kosovës.

Nesër dhe pasnesër presidenti serb do të qëndrojë në veri të Kosovës, ku ndër të tjera do t’iu adresohet edhe serbëve në Kosovë dhe do të paraqesë detaje të planit të tij për Kosovën.

Sakaq, pasi institucionet kosovare u shprehën se nuk do të lejohet ndalja e Vuçiç në liqenin e Ujmanit, në media qarkulluan zëra se presidenti serb ka anuluar vizitën në kosovë, por gjithçka u përgënjeshtrua nga vetë presidenti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll