Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç i del në mbrojtje tenistit serb Djokovic, sulmon qeverinë australiane: S’është lojë e ndershme, por gjueti politike

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç i del në mbrojtje tenistit serb Djokovic, sulmon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dalë në mbrojtje tenistit serb, Novak Djokovic, të cilit i është anuluar viza nga autoritetet australiane se nuk ishte vaksinuar.

Ai anullimin e vizës për Djokovic e ka quajtur një “gjueti politike”.

“Ajo që nuk është lojë e ndershme është gjuetia politike (kundër Gjokovicit). Rregullat janë të vlefshme për të gjithë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Presidenti serb theksoi se disa lojtarë janë lejuar të hyjnë në Australi me të njëjtat kushte, ndryshe nga ajo që ndodhi me numrin 1 të tenisit serb, i cili u mbaj në një hotel në pritje të zgjidhjes gjyqësore të çështjes së tij .

Ndër të tjera ai tha se autoritetet serbe po bëjnë cdo gjë që munden për të ndihmuar Gjokovicin, duke specifikuar se Beogradi ka kontaktuar dy herë me ambasadorin australian në Serbi dhe se kryeministrja Ana Brnabic do të flasë me një zyrtar të lartë australian.

“Unë mendoj se ky lloj zemërimi politik për Novakun do të vazhdojë në mënyrë që ata të mund të provojnë diçka. Kur nuk mund ta mundësh dikë, atëherë e bën këtë gjë”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu