Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç i del në mbrojtje kryetarit të Zvecanit: Masakra e Reçakut trillim i shqiptarëve, Todosijeviq tha të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç i del në mbrojtje kryetarit të Zvecanit: Masakra e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dalë në mbrojtje, kryetarit të Zvecanit Ivan Todosijeviq, për deklaratën se masakra e Reçakut ka qenë trillim i shqiptarëve.

Vuçiç tha se e drejta për opinion të lirë dhe gjykim është shkelur brutalisht, teksa i bëri thirrje Bashkimit Evropian t'i thotë Prishtinës se ata duhet t'i përmbahen asaj që kanë nënshkruar dhe pranuar.

"Një serb nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, Ivan Todosijeviç, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Reçakun, e vërteta për gjithçka që i ndodhi popullit serb," ​​tha Vuçiç.

Gjithashtu mediat serbe bëjnë me dije se Presidenti vuri në dukje se Todosijeviq u dënua nga gjyqtarët shqiptarë, edhe pse sipas marrëveshjes së Brukselit, ai duhej të gjykohej nga dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu