
Perëndimi po planifikon të vëndosë të tjera sanksione ndaj Rusisë, duke marrë shkas nga vdekja e parpitur e opozitait rus
Në mbrojte të Putin si gjithmonë i ka dalë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë një interviste tha se do të mbajnë një politikë të pavarur nga BE, për çështjen e Rusisë.
“Ne nuk po rrahim gjoksin apo diçka të tillë, por siç e shihni, përgjigja ime do të vazhdojë të jetë se ne do të përpiqemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më gjatë. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë për dy vjet. a do të vazhdojmë ta bëj këtë – nuk e di, por shpresoj”, u shpreh Vuçiç për Tass.
Sipas presidentit serb, nuk kanë ndërmend të vendosin sanksione të padrejta dhe se Rusia për të është një popull mik.
Vetë Vuçiç vuri në pah faktin se Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur asnjë sanksion pavarëisht luftës në Ukrainë.