Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç flet për darkën në Berlin: Më quajtën Putin i vogël që do luftë

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç flet për darkën në Berlin: Më

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për medie në lidhje me takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kosovë.

Ai është shprehur se pothuajse nuk ekzistoi dialogu mes. Sipas Vuçiç, Kurti ka kërkuar që të hiqen fjali të caktuara nga teksti duke kërkuar që emri i Kosovës të shkruhet para Serbisë. Madje sipas Vuçiç, në një moment në takim pala kosovare e ka quajtur Putin i vogël.

“Sa i përket dialogut me Prishtinën, ai dialog pothuajse nuk ekziston. Ne u qasëm ne mënyrë serioze në Berlin, por kjo ishte vetëm një tentim sepse zotërinjtë nga Prishtina nuk  duan këtë dialog. Refuzuan deri në pakuptimësi një deklaratë të përbashkët, që do duhej të ishte e natyrës protokollare, edhe atë e refuzuan. Mos t’ju them këtu që thoshin pse shkruan Beograd dhe Prishtinë ose Serbi dhe Kosovë e pse jo  Prishtinë dhe Beogradi ose Kosovë dhe Serbi,” ka thënë shefi i shtetit serb.

“Unë iu thash s’ka problem, shkruani çfarë të doni. Pastaj thanë hiqeni këtë fjali, unë thash s’ka problem hiqeni edhe atë fjali, duke ditur se nuk do ta pranojnë . Pastaj thanë jo, jo nuk mund ta shkruani se Vuçiç angazhohet për paqe pasi Putini i vogël do luftë. Unë iu thashë futeni në tekst edhe këtë, fusni çka të doni në tekst, vetëm të ketë deklaratë. Atëherë thanë se s’duam asgjë. Vetëm ta keni parasysh se me kë kemi punë” ka thënë Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.