Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Vuçiç flet në mediat serbe për Shengenin Ballkanik: Do shtohen investitorët në Serbi, se ata shikojnë ku ka më pak korrupsion

spot_img

Lajme të ngjashëm

feb0360c695a07e58799a7590a9d21c5

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar për mediat serbe interesin që do të sjellë Shengeni Ballkanik për vendet e përfshira në të, dhe për Serbinë.

Vuçiç ka thënë më tej se bizneset serbe do të fitojnë më shumë dhe nëse zvogëlohen pengesat kufitare, Serbia do të kursejë të paktën 1 miliard euro.

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim vonesat e kufijve, do të kursenim 2.5 miliardë Euro në total, për Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi për ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg pak më të gjerë. Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Kemi infermierët e parë që kthehen, edhe pse pagat e tyre janë akoma të ulëta”, ëhstë shprehur Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se, gjatë vizitës në Tiranë pak ditë më parë në kuadër të Shengenit Ballkanik, Vuçiç u prit me prostta të shumta, nga qytetarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes.

Më shumë

spot_img