Në Beograd u mbajt dje dhe sot panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Në panair mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u pa në krah të Dritan Abazoviç. Në një moment në presidenti Aleksandër Vuçiç “u zotua” të provojë sa më shumë lloje të verërave.
Pamjet u bënë shumë shpejt virale, ku Vuçiç shihet paksa i dehur. Në një çast teksa shfaqet me gotën e verës në dorë, këshilltarja e tij ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku në tavolinë, pasi presidenti kishte provuar mjaftueshëm.
Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ai ka pirë shumë. Ndërsa ajo i përgjgjet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë, Rama është duke pritur.
Më pas Vuçiç “ankohet” duke thënë se kryeministri Edi Rama s’ka pirë asgjë.
Ladies and gentlemen, the weekend: pic.twitter.com/nGLP86wKHn
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 2, 2022