Kryeministri Edi Rama thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Rama i tha gazetarit gjatë një telekonference se askush nuk duhet të habitet me deklaratat e Vuçiç, sado ekstreme dhe të papërshtatshme, pasi sipas tij, i bën për “konsum të brendshëm”.
Sipas kreut të qeverisë, i vetmi lider i BE-së që nuk do të marrë pjesë në samit është kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, pasi dita e samitit përkon me ditën e republikës së Spanjës.
“Serbia do jetë në samit dhe Presidenti i Serbisë nuk ka ku shkon. Ju a them këtë me bindje se e kundërta do jetë kastrofike për atë dhe Serbinë.
Mos u surprizoni asnjëherë nga deklarata politike për konsum të brendshëm, sado ekstreme dhe të papërshtatshme të jenë. Ka vetëm një lider që nuk do të jetë i pranishëm, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, i cili më ka çuar një letër sqaruese, atë ditë Spanja ka festën e republikës. Letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se sa e mjaftueshme. Të tjerët do jenë të pranishëm”, deklaroi Rama.