Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Vuçic dekoron shkrimtarin që mohon gjenocidin ndaj Kosovës, revoltohet Shaip Kamberi: Ky çmim është nti-drejtësi për viktimat, anti-paqe për rajonin

Lajme të ngjashëm

Debat i madh në media është duke u zhvilluar lidhur me dekorimin që i ka bërë presidenti serb Aleksandër Vuçic shkrimtarit Peter Handkle, me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Peter Handke ka thënë se Vuçic nuk ia ka dhënë këtë medalje për krijimtarinë e tij letrare, por për idetë politike që ka, në mbështetje të Vuçic.

Sipas Kamberit, ky çmim është anti-drejtësi për viktimat, anti-pajtim midis popujve dhe anti-paqe për rajonin.

Shënimi i plotë i Shaip Kamberit

Shkrimtari Peter Handke nuk është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit” nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për krijmtarinë e tij letrare, por për idetë e tij politike.

Si i tillë, çmimi për Handke është anti-drejtësi për viktimat, anti-pajtim midis popujve dhe anti-paqe për rajonin.

Se çmimi për Handke është së pari vazhdimësi e legjitimimit institucional dhe shtetëror nga Republika e Serbisë, të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe të krimeve masive të kryera nga forcat serbe, në hapësirat ish-jugosllave përgjatë viteve ’90. E së dyti, marrë parasysh frymën e vizitës dhe profilin e takimeve të Handke-s në Republikën Serbe të Bosnjes para ardhjes në Beograd, edhe frymëzim i idesë për Serbinë e Madhe.

Lexo edhe: Dekoroi me medaljen e lartë mohuesin e genocidit, humanistja kritikon ashpër Vuçiç: Fillove luftën kundër fqinjëve…


Më shumë