Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme ka bërë vaksinën kineze Sinopharm, duke u dhënë mesazh qytetarëve se është e sigurt.
Vuçiç në një trasmetim të drejtëpërdrejtë ka marrë vaksinën Sinopharm kineze. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është mirë, teksa ka falenderuar Kinën për vaksinën.
“Kam marrë vaksinën dhe ndihem shumë mirë”, tha Vuçiç në faqen e tij në Instagram. “Faleminderit punëtorëve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërit tanë kinezë. ”
Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.