Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, shuhet aktori i njohur Andon Qesari

Shkruar nga Newsbomb

Një lajm i hidhur vjen ditën e sotme për kinematografinë shqiptare. Aktori Andon Qesari nuk jeton më.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij Edon Qesari, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se aktori prej disa kophësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk ka arritur të fitojë. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare.

“Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mire,” shkruan djali i të ndjerit.

Andon Qesari ka lindur në Qeparo më 27 qershor 1942, aktor dhe regjisor shqiptar.

Më 1966 Qesari u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll