Njëri prej njerëzve më të pasur të botës është ndarë nga jeta. David Koch vdiq në moshën 79-vjeçare si pasojë e një sëmundje kanceroze, prej së cilës vuante prej vitesh.
Ai zotëronte kompanninë ‘’Koch Industries’’ prej vitesh bashkë me vëllain e tij Charles. Të dy arritën të renditeshin në listën e ‘’11 personave më të pasur të globit’’.
Koch ishte përkrahës dhe financues i presidentit amerikan Donald Trump dhe i Partisë Republikane. Përveç biznesit, ai ka dhënë donacione të shumta në fushën e kërkimeve mjedisore, arsimti etj.