Kryepeshkopi Desmond Tutu, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe hero i luftës kundër aparteidit, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Bëhet e dije se Tutu ka ndërruat jetë në moshën 90-vjeçare, ndërsa lajmin e hidhur e ka bërë me dije presidenti i vendit, Cyril Ramafosa.
Presidenti shprehu në emër të të gjithë afrikano-jugorëve ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e figurës kryesore në historinë e Afrikës së Jugut.
Një figurë ikonë kombëtare dhe globale për të drejtat e personave me ngjyrë në Afrikën e Jugut, në vitin 1984 iu dha Çmimi Nobel për rolin e tij në luftën për heqjen e aparteidit.
Pas një mandati të shkurtër si peshkop i Johanesburgut, në vitin 1986 ai u zgjodh Kryepeshkop i Cape Toën, një detyrë që e mbajti deri në vitin 1996.
Vitet e fundit, Desmond Tutu është diagnostikuar me kancer në prostatë dhe është tërhequr nga detyra aktive. Ai ka shkruar disa libra, nga të cilët më i fundit titullohet ” Zoti ka një ëndërr”.