Hapësire reklamuese

Bota

Vuante nga një sëmundje e rrallë, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare modelja e njohur

Shkruar nga Newsbomb

Një modele britanike ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rrallë.

Saarah Ahmed, 20 vjeç ishte finaliste në Miss Universe në Britaninë e Madhe, ajo ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, me sindromën Ehler's Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

20-vjeçare, përdorte rrjetet sociale për të folur për sëmundjen e saj, dhe për tu ndërgjegjësur me persona të tjerë të cilët vuanin nga e njëjta sëmundje.

“Ajo ishte një person i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur edhe pse ishte shumë e re. Ajo kishte aq shumë mençuri. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji. Ajo donte të ndihmonte njerëzit e tjerë,” tha nëna e Saarahës.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.