Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vuante nga një sëmundje e rëndë, Lefter Koka humb të vëllanë: Iliri ynë fjalëpak ka qenë shtylla ku u mbështetëm

Shkruar nga Newsbomb
Vuante nga një sëmundje e rëndë, Lefter Koka humb të

Ish-ministri dhe politikani Lefter Koka ka humbur vëllain e tij të madh Ilir Kokën.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë koka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se vëllai i tij humbi jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë!

Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit.  Familja Koka”shkruan politikani në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese