Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vuante nga depresioni, 68 vjeçari gjendet i vetëvrarë nga familjarët buzë përroit në Delvinë

Shkruar nga Newsbomb
Vuante nga depresioni, 68 vjeçari gjendet i vetëvrarë nga

Një 68 vjeçar është gjetur i pajetë sot nga familjarët e tij në Delvinë. Policia thotë se nga dyshimet e para, ky shtetas është vetëvrarë me armë gjahu në kushtet e depresionit.

Pranë trupit të tij, në vendin e quajtur "Gropa e Zilfos", pranë një përroi është gjetur dhe arma e gjahut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur "Gropa e Zilfos", Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij", njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll