Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vuan nga probleme të shëndetit mendor, policia gjen 18 vjeçarin e humbur në rrugë: Familjarët të telefonojnë në këtë numër (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 18 vjeçar është gjetur nga policia mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, i cili nuk mban mend adresën e shtëpisë së tij.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se shtetasi Jonuz Sulaj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht 18 vjeçari Sulaj ndodhet në pranë Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë, ndërsa policia  bën apel familjarëve të tij që të telefonojnë në numrin 112 ose të paraqiten pranë këtij komisiariati. 

Njoftimi i policisë: 

Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij. Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6. Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Më shumë

spot_img
spot_img