Sekretari amerikan Mbrojtjes, Lloyd Austin ka dalë nga spitali këtë të martë dhe ka nisur menjehërë punën. Sot ai so të marrë pjesë virtualisht në një takim, ku në fokus është Ukraina, duke përfshirë edhe mbajtjen e fjalës hyrëse.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë u zbulua publikisht se Austin po trajtohej nga kanceri i prostatës, por Shtëpia e Bardhë u njoftua shumë vonë për këtë gjë. Për këtë arsye pati debate se pse sekretari amerikan e mbajti të fshehtë shtrimin në spital pas komplikacioneve që pati nga operacioni.
Pas një konference për shtypin javën e kaluar mbi përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, Austin u kthye Qendrën spitalore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed të dielën pas një problemi të fshikëzës dhe u vendos nën kujdes intensiv.
“Sekretari ende synon të marrë pjesë në takimin e nesërm të Grupit të Kontaktit Për Mbrojtjen e Ukrainës. Kjo përfshin edhe mbajtjen e fjalës hyrëse”- tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.