Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Vritini dhe shpërtheni bomba”! ISIS shpërndan mesazhin drithërues për Krishtlindje, militanti mban kokën e prerë të Santa Claus në posterin e publikuar

Shkruar nga Newsbomb
“Vritini dhe shpërtheni bomba”! ISIS shpërndan mesazhin

Militanët e ISIS kane "uruar" Krishtlindjen me nje foto me kokën e prerë të Santa Klaus. Në foton e publikuar nga ISIS shfaqej një militant, me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjeve.

ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të qetë që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në 2017, ndërsa kjo nuk duket se do të mbetet kështu.

Posteri i publikuar në rrjetet tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, shoqëruar me mbishkrimin:

“Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarë të besimit”.

Ne ju themi ju vëllezër të hakmerrni vëllezërit e motrat tona që janë vrarë dhe kapur nga këta mjeranë. Sulmoni qytetarët e vendeve të koalicionit të kryqëzatës, vritini me thika, shtypini me makinë, shpërtheni bomba dhe vritini me plumba”.

Organizata ekstremiste, e cila më parë kontrollonte zona të gjera të Sirisë dhe Irakut, e ka kërcënuar vazhdimisht Santa Claus-in.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll