Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Vritet një tjetër shqiptar në Siri, kaloi përmes Qafë Thanës

Lajme të ngjashëm

Lufta e Sirisë i ka marrë jetën një tjetër shtetasi me kombësi shqiptare, në trazirat që kanë përfshirë prej muajsh këtë rajon të nxehtë.

Pas raportimeve të shumta me më shumë se 100 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që i janë bashkuar të ashtuquajturës “Luftë e Shenjtë”, listës së zezë i shtohet një tjetër emër. 24 vjeçari Sadik Xhemaili nga fshati i Gostivarit, Zdunje, ka vdekur në luftë duke luftuar në anën e ISIS kundër forcave të presidentit sirian Bashar Al Assad.

Xhemaili nga Maqedonia është larguar në muajin shtator të vitit 2014 përmes pikës kufitare ‘Qafëthanë’ në Shqipëri dhe syshohet se prej Rinasit, kaloi në Turqi e më pas në Siri.

Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë në Siri. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti, si dhe kosovari Naman Demolli, Musë Ahmeti  nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Kopriva i lindur në Kosovë. Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare për identitetin e tyre.

Flitet se në qytetin e Raqas, ku ndodhet kampi i ushtarëve xhihadisë, kanë përfunduar dhe një vajzë nga Tirana, një nga Pogradeci dhe një tjetër nga Shkodra.


Më shumë