Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Vritet një shtetas britanik në Ukrainë, zhduket një tjetër, shkuan si vullnetarë për të luftuar kundër  ushtrisë ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe një tjetër, po britanik është zhdukur,. Lajmi u konfirmua sot nga ministria e Jashtme e Britanisë.

Mendohet se  të dy broitanikët kishin luftuar kundër forcave ruse, si vullnetarë në mbështetje të ushtrisë së Ukrainës, por kjo ende nuk është konfirmuar.  

Zyra e Jashtme, Zhvillimi dhe Commonëealth nuk dha asnjë detaj se çfarë kishte ndodhur me të dy shtetasit e saj.

Një zëdhënës i ministrisë britanike tha: “Ne mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe po mbështesin familjen e tyre.Ne jemi në dijeni të një shtetasi britanik, i cili është zhdukur në Ukrainë dhe po mbështesin familjen e tyre. Ne po kërkojmë urgjentisht informacione të mëtejshme.”

Zyra e Jashtme nuk dha detaje se kur u vra shtetasi britanik dhe kur u zhduk tjetri.

Më shumë




spot_img








spot_img