
Një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe një tjetër, po britanik është zhdukur,. Lajmi u konfirmua sot nga ministria e Jashtme e Britanisë.
Mendohet se të dy broitanikët kishin luftuar kundër forcave ruse, si vullnetarë në mbështetje të ushtrisë së Ukrainës, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Zyra e Jashtme, Zhvillimi dhe Commonëealth nuk dha asnjë detaj se çfarë kishte ndodhur me të dy shtetasit e saj.
Një zëdhënës i ministrisë britanike tha: "Ne mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe po mbështesin familjen e tyre.Ne jemi në dijeni të një shtetasi britanik, i cili është zhdukur në Ukrainë dhe po mbështesin familjen e tyre. Ne po kërkojmë urgjentisht informacione të mëtejshme."
Zyra e Jashtme nuk dha detaje se kur u vra shtetasi britanik dhe kur u zhduk tjetri.