Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vritet në rrethana misterioze 36-vjeçari shqiptar në Londër (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vritet në rrethana misterioze 36-vjeçari shqiptar në

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Haringey të Londrës.

Mediet e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Ergys Koçi, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugë. Trupi i tij u dërgua në spital, ku edhe u konfirmua vdekja e 36-vjeçarit.

Sipas autopsisë mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes së 36-vjeçarit ishte trauma në kokë dhe disa plagë që i ndjeri kishte marrë nga një thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së shqiptarit, ndërsa policia po heton për vdekjen e të riut.

Deri më tani shqiptari Briken Çuni është i akuzuari kryesor për vrasjen e Ergys Koçit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll