Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vritet në Kabul kreu i Al Kaeda, Ayman al-Zawahiri

Shkruar nga Newsbomb
Vritet në Kabul kreu i Al Kaeda, Ayman al-Zawahiri

Ayman Mohammed Rabie al-Zawahiri, lideri i organizatës terroriste Al Kaeda është vrarë gjatë një sulmi ajror nga ushtria amerikane në Kabul, Afganistan.

Lajmi bëhet me dije nga burime për Associated Press.

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një deklaratë për media nga Shtëpia e Bardhë, ku pritet të njoftojë vrasjen e kreut të Al Kaeda. Mediat amerikane raportuan se nga sulmi nuk pati civilë të lënduar.

Ayman al-Zaqahiri ishte një terrorist egjiptian, lider i organizatës terroriste Al Kaeda prej vitit 2011. Ai kishte zëvendësuar Osama Bin Laden në krye të Al Kaeda, si dhe ishte përgjegjës për organizimin e një sërë akteve terroriste në Azi, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Veriut.

Ayman al-Zawahiri kishte bërë thirrje për pengmarrjen e shtetasve perëndimorë në vendet myslimane, ndërsa pas sulmeve të 11 Shtatorit, SHBA kishte vendosur 25 milionë dollarë shpërblim për kapjen e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll