Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fermeri vret me thikë fqinjin në Maliq, sherri dyshohet për motive të dobëta (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Fermeri vret me thikë fqinjin në Maliq, sherri dyshohet për

Një person ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me thikë mbrëmjen e sotme në Maliq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku dy fermerët, Nesti Sotiri dhe Velo Azisllari raportohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin fillimisht me fjalë dhe më pas me thika.

Goditja ka qenë fatale për Sotirin, i cili ka humbur jetën në vend, dhe Azisllari ka mbetur i plagosur.

Forca të policisë kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.