Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Itali (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 34 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri. Sipas mediave italiane mësohet se i riu shqiptar, i identifikuar si Klaudio Myrtaj, është qëlluar me armë zjarri pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në Vernante (Cuneo).

Thuhet se 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Cuneos, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë ditën e sotme. Nga hetimet e deri tanishme autoritetet bëjnë me dije se shqiptari dyshohet se është vrarë për shkaqe xhelozie.  Ai u gjet i shtrirë në tokë, me një plumb në kokë, në një punishte zduktharie në via Umberto, pranë bashkisë së qytetit në luginën Vermenagna.

Vendi ku ndodhi ngjarja Vendi ku ndodhi ngjarja

Mësohet se Policia  po merr dëshmitë e disa personave, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit. Sipas mediave italiane gjatë momentit që është vrarë i riu shqiptar nuk janë dëgjuar të shtëna, gjë që ka sjellë dyshime se autori i vrasjes ka përdorur armë me silenciator.

Klaudio Myrtaj jetonte në zonën Caraglio. Ai kishte shkuar në Itali dy vite më parë dhe punonte në kantieret e rrugëve. Të gjithë ata që jetonin pranë Klaudios, e kanë përshkruar atë si një djalë të buzëqeshur, punëtor dhe që i përshëndeste të gjithë.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra shqiptari Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra shqiptari

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese