Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vritet MACJA E EGËR në Elbasan, reagon Shoqata e Gjuetarëve: Kjo është e turpshme dhe kriminale (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

58805fd5db1410882c96b591877d1f6f

Një mace e egër e vrarë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Cikallesh, Tregan të Elbasanit, ka ngjallur reagimin e ashpër të Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Federata e ka konsideruar të turpshme dhe kriminale një veprim të tillë, raporton newsbomb.al.

Ka qenë një foto që qarkullon në rrjetet sociale ku shkruhet për vrasjen e maces së egër me qëllim nga punonjësit e AKZM. Madje aludohet se me urdhër nga lart të gjithë punonjësit e zonave të mbrojtura duhet të vrasin dhelpra për monitorimin e sëmundjes së dhelprës së kuqe.

“Vitin e kaluar u vra aksidentalisht një punonjës i AKZM duke gjuajtur dhelpra natën në Elbasan. Kur Pazza Projekt kishte bashkëpunim me Federatën përmes shoqatave të gjuetarëve në 6 sezone me përfshirjen e mbi tre mijë gjuetarëve profesionistë, nuk ndodhi asnjë incident. Marrëzia dhe grykësia nuk kursen jo vetëm jetët e njerëzve, por edhe specieve të ndaluara rreptësisht me ligj. Dikush duhet të përgjigjet para drejtësisë”,- thuhet në postimin e Federatës së Gjuetarëve, raporton newsbomb.al.

foto.jpg

Ndërkohë AKZM deklaron se nuk është vrarë nga stafi i këtij institucioni asnjë individë i Maces së Egër, në Cikallesh të Njësisë Administrative, Tregan, Elbasan. Projekti “Vjelja e kampioneve të dhelprës së kuqe në terren për efekt të studimit shkencor”, për analizën e tyre në ISU lidhur me sëmundjen infektive zooterne (sëmundja e tërbimit) ka vazhduar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident deri më sot.

“Kerkim Shkencor ne Terren”, per vjeljen e kampioneve te dhelpres se kuqe nga AKZM, e ka bere VKM nr.1124, date 30.12.2020 per “Monitorimin shkencor pasvaksinal te kafsheve te vaksinuara ne kuader te projektit ” Kontrolli dhe Çrrenjosja e Semundjes se Terbimit – Faza e III”.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img