Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Vritet gjatë një sulmi gazetari i Reuters në Afganistan, fitues i Çmimit Pulitzer

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fotoreporteri indian, fitues i Çmimit Pulitzer, Danish Siddiqui është vrarë gjatë një sulmi në Afganistan. Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i vendit në Delhi.

Siddiqui, fotografi kryesor i agjencisë së lajmeve Reuters në Indi, ishte në detyrë në Afganistan, ndërsa mbeti i vrarë gjatë një përleshje midis forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë, pranë një vendkalimi kufitar me Pakistanin.

Ambasadori i Afganistanit në Indi, Farid Mamundzay, tha se ai ishte thellësisht i shqetësuar nga lajmi i “vrasjes së një miku”.

“Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur.Ne jemi me familjen e tij në këtë moment të vështirë”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i agjencisë Reuters, Michael Friedenberg, dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni.

Në vitin 2018, ai fitoi Çmimin Pulitzer në fotografinë me metrazh të gjatë. Ai e fitoi atë së bashku me kolegun Adnan Abidi dhe pesë të tjerë për punën e tyre që dokumentonin dhunën, me të cilën përballej komuniteti pakicë i Myanmarit Rohingya.

Më shumë

spot_img
spot_img