Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vritet gazetari i "Al Jazeera" në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Vritet gazetari i "Al Jazeera" në Gaza

Gazetari arab i Al Jazeera, Samer Abudaqa është vrarë dhe kolegu i tij Wael Dahdouh ka mbetur i plagosur në një sulm izraelit në Khan Younis, në jug të Gazës.

Sipas asaj që Al Jazeera shkruan Abudaqa dhe Dahdouh ishin duke raportuar nga shkolla Farhana në Khan Younis kur u goditën nga një sulm izraelit ditën e sotme. Forcat izraelite penguan ekipet mjekësore të arrinin menjëherë tek gazetari dhe kolegu i tij i cili është i plagosur dhe aktualisht është duke marrë mjekim në spital.

Ndërkohë, kujtojmë se emri i gazetarit Wael Dahdouh u lagua gjërë e gjatë në media në tetor, pasi si pasojë e sulmeve izraelite humbi të gjithë pjesëtart e familjes të tij.

Shumë palestinezë nga pjesët qendrore dhe veriore të Gazës kanë kërkuar strehim në Khan Younis që nga fillimi i luftës në tetor. Shumë prej tyre tani janë shtyrë më tej në jug drejt qytetit më jugor të brezit, Rafah, pasi Izraeli intensifikoi operacionet e tij ushtarake në Khan Younis.

Sulmi vjen në mes të përleshjeve të dhunshme midis ushtarëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite në të gjithë Gazën. Banorët raportuan për luftime në Shujayea, Sheikh Radëan, Zeitoun, Tuffah dhe Beit Hanoon në Gazën veriore, në lindje të Maghazi në Gaza qendrore dhe në qendër dhe skajet veriore të Khan Younis, sipas shërbimit të lajmeve Reuters.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese