Hamasi pretendon se shtatë pengje u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës dje. Sipas grupit militant tha se tre nga pengjet ishin të huaj.
“Brigadat Al-Qassam njoftojnë vrasjen e shtatë prej të burgosurve të saj civilë në masakrën e Jabalias dje, duke përfshirë tre shtetasve me pasaportë të huaj”, shkruante në Telegram.
Nga ana tjetër, Izraeli ka thënë se sulmi kishte në shënjestër dhe vrau një komandant të Hamasit të quajtur Ibrahim Biari, një nga udhëheqësit përgjegjës për organizimin e sulmeve të 7 tetorit.
Zyrtarët në Spitalin Indonezian të Gazës kanë thënë se më shumë se 50 njerëz u vranë në sulm dhe 150 të tjerë u plagosën.
Nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) gjatë një interviste tha se IDF ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por u vra një komandant i Hamasit i quajtur Ibrahim Biari.
Nënkolonel Lerner tha se sulmi shkaktoi shembjen e një ndërtese në tunelet ku ai dhe militantët e tjerë të Hamasit po operojnë, por pranoi se viktimat civile janë "vërtet tragjike".
"Ne po kryejmë sulmet tona kundër Hamasit. Kjo është arsyeja, që prej tre javësh, që ne u kërkojmë njerëzve të veriut të shkojnë në jug," tha ai.
I pyetur nëse sulmi ka shkelur Konventën e Gjenevës, nënkoloneli Lerner tha se ekzistonte një "domosdoshmëri ushtarake" dhe nuk është e qartë se sa nga njerëzit e vrarë ishin luftëtarë të Hamasit dhe sa ishin civilë.
IDF thotë se Biari ishte një nga udhëheqësit e Hamasit përgjegjës për dërgimin e militantëve për të kryer sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael.
Ai u akuzua gjithashtu për kryerjen e sulmit të vitit 2004 në portin Ashdod, si dhe për drejtimin e raketave ndaj Izraelit dhe për avancimin e sulmeve të shumta ndaj IDF gjatë dy dekadave të fundit.