Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Vrite qenin!” Ekzekutimi me dy plumba pas shpine i 30 vjeçarit, familjarët akuzojnë: Shkurt Boçin e vrau vetë policia, më pas i vunë pistoletën afër për të manipuluar ngjarjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas 20 vitesh, ende nuk ka një autor të identifikuar për vrasjen e 30 vjeçarit Shkurt Boci. Dosja e vrasjes së tij është rihapur nga Prokuroria në mars të këtij viti, ndërkohë që familjarët akuzojnë një nga oficerët e shërbimit se di të gjithë të vërtetën por nuk e tregon.

Sipas kushëririt të viktimës, i riu Shkurt Boçi u vra nga policia. Ai tregoi ngjarjen në “Report Tv”, ku u shpreh se Shkurti ishte konfliktuar me policët dhe i ak goditur ata, ndaj komandanti ka dhënë urdhër për ta vrarë.

“3 ditë para se të vritej, Shkurti erdhi në Laç pasi donte të merrte një shtëpi, për t’u shoërngulur bashkë me familjen. Një muaj kishte që ishte kthyer në Shqipëri. Ai ka qenë edhe vetë më parë pjesë e uniformave blu. Kishte lënë këpucët tek këpucari dhe do të kthehej sërish më pas për t’i marrë, madje ishte me dy kushërinj të tij. Kur papritur u shfaq furgoni i policisë për kontroll rreth orës 14:00, për një ngjarje tjetër që kishte ndodhur. Një nga policiët ka goditur me shuplakë dy kushërinjtë dhe i kanë futur në furgon.

Më pas kanë goditur edhe Shkurtit, i cili nuk ka duruar është konfliktuar. Ai i ka gjuajtur me grusht dhe ka ikur me vrap. Komandanti ka dhënë urdhër: Vriteni qenin. Njëri prej tyre i ka rënë pas shpine. Sipas dëshmive ai që i ka bërë kontroll e ka qëlluar me dy plumba dhe e kanë lënë të vdekur në vend. Më pas ata i kanë vënë një pistoletë pranë, për të krijuar alibinë se ka qenë Shkurti i armatosur dhe ka kundërshtuar. Manipulime të tilla na acarojnë së tepërmi”, tha kushëriri i viktimës, Mark Boçi.

Sipas këtij të fundit, isur nga dëshmitë ka patur një urdhër për të qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit dhe se në librin e shërbimit janë edhe emrat e policëve prezent në atë ngjarje.

“I jam drejtuar me letra të gjitha organeve. Kam dyshime se kush qëlluar, se kam bërë kallëzime. Në letër janë përmendur 5 emra. Ata kanë dorëzuar pistoletat, por pistoletat janë me numra. Dyshojmë tek oficeri i shërbimit, i cili është pika kyçe për zbardhjen e së vërtetës, emri i të cilit është në librin e shërbimit. Nëse unë kam bërë kallëzim të rremë të vijnë të më fusin mua në burg”, thotë ai.

Më shumë

spot_img
spot_img