Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vriste në mënyrë MAKABRE grekët për t’i grabitur, dënohet me burgim të përjetshëm ‘i forti i Maliqit’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b25a37a23e5fb78b094753bdcabcb3de

Gjykata e Korçës ka dhënë burgim të përjetshëm për Taulant (Roland) Luli, i njohur si i “forti i Maliqit”.

Në muajin prill 2019, Luli ka qenë i dyshuar dhe mbahej në vëzhgim nga agjentët e policisë si pjesë e grupit që grabiti 6 milion euro në aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu ai rezulton i dënuar me tri burgime të përjetshme nga Prokuroria e Larisës, që janë njohur nga Gjykata e Korçës.

Në 22 mars 2013, Luli është arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi. Më pas ai ka arritur që të futet në territorin shqiptar, nga ku krijoi një bazë qëndrimi, ku do të drejtonte aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Greqi.

Në Greqi, Lulit i janë zbuluar 26 grabitje, nga të cilat kanë humbur jetën 3 grekë.

Sipas Ora News, në bashkëpunim me Altin Ndrekan, Roland Luli ka vrarë 3 persona gjatë një grabitjeje ku voshën vetëm 50 euro dhe një palë vathë floriri.

Të vrarë mbetën Astra Vasileiou, Evdokias, Anagnostopoulou dhe Aristeas Katergari.

Sipas dosjes greke kjo e fundit është lidhur dhe më pas therur me thikë.

Banda e Lulit i vrisnin në mënyrë makabre viktimat e tyre, pasi i lidhnin personat që gjenin në banesën e tyre dhe më pas ua mbyllnin gojën me natriban. Në këtë mënyrë ata vdisnin ngadalë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img