Hapësire reklamuese

Bota

“Vrava gruan”, serbi qëllon me thikën e kuzhinës bashkëshorten shqiptare, si u zunë para krimit të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
“Vrava gruan”, serbi qëllon me thikën e kuzhinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Innsbruck të Austrisë. Mediet e huaja raportojnë se një 59-vjeçar me origjinë serbe ka dhunuar dhe më pas ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti mes çiftit, për arsye ende të paqarta për autoritetet. Ndërkohë policia është njoftuar nga një fqinj i çiftit për krimin e rëndë, ndërsa burri kishte shkuar tek fqinji i tij, duke i thënë se kishte vrarë bashkëshorten.

“Vrava gruan”, i kishte thënë 59-vjeçari fqinjit. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti gruan pa shenja jetë në dysheme.

Sondazh

Poll