Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrau vjehrrin me thikë në Prishtinë, arrestohet pas një dite në arrati autori

Shkruar nga Newsbomb
Vrau vjehrrin me thikë në Prishtinë, arrestohet pas një dite

Edon Bujupi, i cili dyshohet se vrau me thikë mbrëmjen e 29 nëntorit vjehrrin e tij, rreth 52 vjeç,është arrestuar sot, pas një dite në arrati.

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka konfirmuar për mediat në Kosovës zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Kujtojmë se 29-vjeçari pasi sulmoi me thikë vjehrrin, u arratis nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz”. Mësohet se 29-vjeçari, Edon Bujupi, pak ditë para se të kryente vrasjen ishte shpallur i shdukur nga bashkëshortja e tij. Rasti për zhdukjen e tij është denoncuar në policinë e Kosovës më datë 25 nëntor.

Pas disa ditësh i zhdukur, 29-vjeçari u kthye në shtëpinë e tij dje. Kur vjehrri i tij u lajmërua se ai u kthye në shtëpi, ka nxituar dhe ka shkuar në shtëpinë e çiftit.m, Aty ai ka debatuar me dhëndrin. Debati dhëndër-vjehërr agravoi deri në pikën kur 29-vjeçari nxorri thikën për të vrarë 55-vjeçari

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese