Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau vëllanë dhe kunatën, RENEA arreston autorin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Vrau vëllanë dhe kunatën, RENEA arreston autorin në

Është arrestuar pas rreth dy orësh nga vrasja e dyfishtë, autori i krimti të rëndë në Tiranë, Arsen Maskurti.

Forca të shumta të policisë në mbështetjen e RENEA janë vënë në ndjekje të tij menjëherë pasi qëlloi për vdekje vëllain dhe kunatën brenda biznesit të tyre agjenci turistike.

Policia bën me dije se autori i krimit të rëndë është arrestuar në rrugën “5 Maji”, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

Ai vrau vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti, pas konfliktit që dyshohet të ketë nisur për pronësinë e bizneseve.

Muskurti e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetin social Facebook, ku përmes statuseve të shumta bënte të ditur konfliktin që kishte me të vëllanë dhe kunatën.

Lexo edhe:

Si u paralajmërua në rrjetet sociale vrasja e çiftit në Tiranë, Arsen Muskurti sulmonte vëllanë dhe kunatën (FOTO)

FOTOT: Ky është çifti që u vra në Tiranë, Arsen Muskurti qëlloi vëllanë dhe kunatën për agjencinë e udhëtimeve, çonin besimtarë në Mekë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu