Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Vrau vëllanë dhe kunatën në mes të dyqanit në Tiranë, Apeli lë në burg Arsen Muskurtin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg ndaj Arsen Muskurtit, i cili më 30 gusht vrau vëllanë e tij dhe kunatën në ambientet e biznesit të tyre në zonën e Rrugës së Kavajës në Tiranë.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor”, thuhet ne njoftimin e Gjykatës.

Pavarësisht ankimimit nga Arsen Muskurti, Gjykata e Apelit ka vendosur ta lërë atë përsëri në burg.

Kujtojmë se pas krimit u raportua se shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konflikte për biznesin dhe një borxh që viktima i kërkonte Arsen Muskurtit.

Njoftimi i plotë:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave  penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1  të  Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 827 datë 26.09.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1824 Akti, datë 01.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.                                                                                                            Tiranë, 26.09.2022

Gjykata e Apelit Tiranë

Më shumë




spot_img








spot_img