Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau vëllanë dhe kunatën në biznesin e tyre/ Arsen Muskurti ankimon vendimin: Dua të kryej akt ekspertizën e shëndetit mendor

Shkruar nga Newsbomb
Vrau vëllanë dhe kunatën në biznesin e tyre/ Arsen Muskurti

Arsen Muskurti ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.

Në ankimimin i cili u dorëzua nga avokati, ai kërkon të kryejë akt ekspertizën e shëndetit mendor dhe për këtë të caktohet masë sigurimi me afat. Bëhet me dije se Muskurti pretendoi se më herët kishte marrë medikamente për shëndetin mendor.

Kujtojmë se Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritanin dhe kunatën Nora, Muskurti në ambientet e agjencisë së tyre të udhëtimit. Pas krimit u raportua se shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konflikte për biznesin dhe një borxh që viktima i kërkonte Arsen Muskurtit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll