
Dënohet me burgim të përjetshëm autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit.
Mësohet se Gjykata ka lënë në burg përjetë Kujtim Koxhën, i cili në tetor të vitit 2018 vrau tre punonjës të Bashkisë së Matit dhe plagosi një tjetër.
Kujtojmë se 51 vjeçari Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë plagosi Astrit Hanin.