Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Vrau të dashurën dhe më pas veten, Prokuroria jep detaje për ngjarjen, zbardhet letra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia bën të ditur se 65-vjeçari Sokrat Shani nga Krutje e Lushnjes është vetëvrarë duke lënë një letër në banesë. Në letrën e cila është sekuestruar nga policia, 65-vjeçari thotë se ndërmerrte kete veprim pasi kishte vrarë të dashurën në Golem, Jonida Camaku, 29 vjec.

Në letër ai ka lënë të shënuar edhe vendodhjen e banesës ku ata kishin qenë me pushime.

Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, atje ku kanë gjetur të mbytur me litar 29-vjeçaren. Dyshohet se vrasja e vajzes ka ndodhur para 2 ditesh dhe eshte mesuar vetem sot nga letra e 65-vjecarit.

Sipas policisë, e reja është vrarë nga shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip TT.

Detajet e Prokurorisë mbi ngjarjen në Lushnje dhe Golem:

Informacioni nga Prokuroria Lushnje

Në datë 15.08.2016, rreth orës 07.00, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnje se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Sokrat Shani.

Eshtë bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe kqyrja e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gezhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.

Nga kqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14.08.2016, ka shpjeguar se shtetësja J. Ç, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.

Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e J.Ç, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psiqike.

Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka patur lidhje me shtetasen J.Ç.

Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së shtetases J. Ç., (në bashkëpunim me policinë në Kavajë) ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendet me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është shtetasja J. Ç. Në banesë nuk janë gjendur dokumenta identifikimi të viktimë.

Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

Ja letra e tij:

Por pak para se të bënte vetëvrasje, lushnjari Sokrat Shani shkroi një letër dhe e la në tavolinën e banesës në Krutje të Lushnjës.

“Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtëpia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”, shkruan me pak fjalë në letrën e lënë si amanet nga lushnjari 65-vjeçar.

Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani.

Mësohet se në banesën e saj ne Golem, ne katin e 4 është gjetur e mbytur Jonida Çanaku, 29 vjeçe.

Sipas policisë, e reja është vrarë nga Shani, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip “TT”.

I moshuari e ka kryer krimin monstruoz me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të nistë vitin akademik.

Më shumë


spot_img








spot_img