Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau sorkadhen te Liqeni, jepet vendimi me burg për gjahtarin 68-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Vrau sorkadhen te Liqeni, jepet vendimi me burg për gjahtarin

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 68-vjeçarin i cili kishte dalë për gjah në zonën e Liqenit Artificial duke vrarë një sorkadhe që përdorej nga një lokal aty pranë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Rexhina Merlika thotë T.CH, e cila konsideroi se shtetasi G.B. duke qëlluar me çifte, kishte prishur qetësinë dhe kishte vjedhur pasurinë e shtetasit A.L., pasi sorkadhja ishte e tija.

Gjykata ndonëse mori parasysh ndjesën e të akuzuarit edhe kërkesën e tij për mëshirë, në përfundim e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim si dhe e ngarkoi që të paguajë shpenzimet gjyqësore me vlerë prej 3 mijë lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll