Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau shokun për 100 kg drogë, togat e zeza të Vlorës lënë në qeli Bledar Selmanajn

Shkruar nga Newsbomb
Vrau shokun për 100 kg drogë, togat e zeza të Vlorës

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Selmanajn, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullarit.

39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin në sallën e gjyqit, ndërsa seanca ndaj tij ka zgjatur më shumë se dy orë.

Kujtojmë se Bullari u gjet i vdekur një javë më parë në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto, ku sipas ekspertizës rezultoi se ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri.

Autori i vrasjes, Selmanaj u arrestua dy ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica”. 39-vjeçari kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin e vrau pas prishjes së pazareve të drogës.

Selmanaj ka thënë në Polici se kishte ndërmjetësuar për shitjen e 100 kg drogë te miqtë e Bullarit, por këta të fundit e kishin bërë pagesën me para false. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu