Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Vrau punonjësin e shëndetësisë në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Më kishte bërë magji…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja brutale e 60-vjeçarit në shtetin fqinj, Greqi nga një shqiptar.

32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e 60-vjeçarit pritet të mësojë masën e sigurisë ditën e mërkurë, 5 maj.

Sipas mediave greke thuhet se 32-vjeçari disa ditë pasi kishte kryer vrasjen ishte larguar drejt Shqipërisë për t’u fshehur.

Por pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i tij, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai u ekstradua drejt Greqisë ku dhe pranoi krimin, teksa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ju gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Gjatë dëshmisë së tij 32-vjeçari tha për autoritetet greke se 60-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij e kishin grabitur dhe i kishin bërë magji.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha 32-vjeçari.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img