Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Vrau prindërit për përfitime financiare, Gjykata e Suedisë merr vendimin për shqiptarin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Qarkut e Stokholmit e ka dënuar me burgim të përjetshëm 37-vjeçarin shqiptar nga Prizreni, Adriatik Hadrin, për vrasjen e prindërve të tij.

Ai duhet të paguajë edhe dëmshpërblim motrave dhe vëllezërve, të cilët janë lënë pa prindër.

Adriatik Hadri nga Prizreni do ta kalojë gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg. Ai është dënuar dje nga Gjykata e Qarkut në Stokholm me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit.

“Gjykata e Qarkut e Stokholmit sot ka dënuar një burrë 37-vjeçar për vrasjen e prindërve të vet duke i qëlluar me nga një të shtënë në kokë me pistoletë. Incidenti ndodhi më 20 janar 2020 në qytetin e Prizrenit, Kosovë. Krimi është cilësuar si vrasje dhe dënimi është caktuar burgim i përjetshëm. Personi i dënuar gjithashtu duhet t’u paguajë dëmshpërblim vëllezërve dhe/ose motrave, të cilët janë lënë pa prindër”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas gjykatës, 37-vjeçari ka vrarë prindërit për përfitime financiare dhe se vrasjen e tyre e kishte planifikuar më parë.

“Dëshmitë kundër burrit 37-vjeçar kanë përfshirë, mes tjerash, materialin e gjerë nga telefoni i tij mobil dhe nga kompjuteri i tij. Nga dëshmitë ka dalë se 37-vjeçari ishte munduar të merrte silurë me qira para se vetë t’i kryente aktet. Ai ra në kontakt me armën e vrasjes duke e thyer kasafortën e prindërve të tij në shtëpi. Është zbuluar gjithashtu se 37-vjeçari mendonte se përmes vrasjes së prindërve do ta merrte kontrollin e aseteve familjare”, thuhet tutje në njoftim.

Në janar të vitit 2020 në banesë në Prizren u gjetën të pajetë dy prindërit. I dyshuari i vetëm për ngjarjen ishte djali i tyre Adriatiku.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img