Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Vrau Pjerin Xhuvanin në mes të Elbasanit, ish-efektivi i RENEA-s vodhi makinën e një qytetari dhe u largua, policia shoqëron Gazment Bardhin (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në lagjen “5 maji” në Elbasan, pranë zyrës elektorale të PD-së.

Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s ka qëlluar me kallashnikov dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Pjerin Xhuvani, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor. Gjithashtu ka mbetur e plagosur efektivja e ‘Shqiponjave”, Xhensila Sota, dhëndrri i Pjerin Xhuvanit (në gjendje kritike për jetën) dhe një person tjetër.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Arbër Papleka pasi ka kryer këtë masakër në mes të qytetit ka vjedhur makinën e një qytetari dhe është larguar. Më pas ai është dorëzuar.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe ka vënë gjithë Elbasanin në shtetrrethim, duke shoqëruar disa persona si atje si dhe në Elbasan, ndërkohë që drejtuesi politik i PD në Elbasan Gazment Bardhi është shoqëruar në polici si dëshmitar që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen, duke qenë se edhe Arbër Papleka ka qenë shoqërues i Bardhit.

Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e mundshme dhe disa drejtues të lartë të policisë ndodhen në terren, përfshirë dhe Ardi Veliun.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img