Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan, shtyhet gjyqi për ish-efektivin e RENEAS, pjesë e grupit për mbrojtjen e votës të PD

Shkruar nga Newsbomb
Vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan, shtyhet gjyqi për ish-efektivin e

Gjyqi për ish-efektivin e RENEAS Arbër Paplekaj është shtyrë. Togat e zeza janë mbledhur paraditen e kësaj të premteje, por seanca nuk është zhvilluar pasi Arbër Paplekaj, i arrestuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, nuk është paraqitur.

Seanca është shtyrë për në datën 14 shtator, në orën 10:45. Avokati mbrojtës dhe i arrestuari janë njoftuar për shtyrjen dhe duhet të marrin pjesë në gjyq javën e ardhshme.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Arbër Paplekaj është arrestuar pas ngjarjes dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll